Një situatë paniku dhe konfuzioni ka ndodhur në bordin e një aeroplani në fluturim në SHBA, i cili u detyrua të bënte ulje emergjente, në Aeroportin LaGuardia të New Yorkut.
Kjo pasi udhëtarët në bordin e American Eagle Flight 4817 kishin raportuar “sjellje të dyshimtë dhe të çrregullt” nga një pasagjer, i cili u shoqërua nga policia, menjëherë pas uljes së avionit.
Hetuesit e FBI dhe Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe New Jersey e karakterizuan incidentin si një “keqkuptim”.
‘Disa njerëz bërtisnin,” bombë “. Disa të tjerë, “zjarr”, çdo gjë ishte shumë e paqartë se çfarë po ndodhet. Shumica e njerëzve thjesht po thoshin, ‘Vrapo. Vrapo’,’ tha Abigal Kunkle, një pasagjer në bordin e fluturimit.