Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe qendër, por në zonat jugore nuk përjashtohet rrebeshet afatshkutra.
Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Brigjet e Egjeut vendet e Europës Juglindore dhe Lindore do të paraqiten me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira me intesitet mesatar dhe intensiv shoqëruar me stuhi ere.
Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje shiu. Paraqitet pjesërisht Qendra e kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Gadishulli Iberik vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët.