Ish-presidenti Bujar Nishani shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet në referendume për çështje të ndryshme, madje edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Nishani tha se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha. “Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh. Është momenti i një bashkimi i madh”, tha Nishani.