Shefja e dipolomacisë amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar qeverisë që të ndërmarrë veprime të vërteta në luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe të pronave. Ajo i ka kërkuar klasës politike që të ndahet nga e shkuara duke lënë ultimatumin “tani është koha”.
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka këkruar qeverisë që të ndërmarrë veprime të vërteta sa i takon reformave për të bërë një Shqipëri të mirë për të rinjtë. Shefja e diplomacisë amerikane ka qenë ditën e djeshme në një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për të diskutuar mbi reformat që ka qeveria shqiptare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara insiston në luftën kundër korrupsionit që Shqipëria duhet ta ketë prioritet. Vetë ambasadorja Kim ka ripërsëritur thirrjen për të bërë refroma të vërteta, siç thotë ajo. Pas takimit me zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj, Kim shkroi në Tëitter se SHBA-të janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin. “U takova me Zv. Kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur”, shkruan shefja e doplomacisë Yuri Kim.
Pronat dhe drejtësia
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se me numrin dy të qeverisë shqiptare kanë folur për problemin e e pronave dhe për dixhitalizimin e sistemit për të mos pasur aksese në rrugë të paligjshme nga persona të papërgjegjshëm. “Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore”, tha Kim pas takimit me Ahmetaj. Ajo thotë se janë ndalur edhe te reforma në drejtësi. “Zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar(FATF)”, shkruan Yuri Kim.
Lidhja me të shkuarën
Diplomatja amerikane Yuri Kim i kakërkuar politikës shqiptare që t ndahet nga e kaluara. Këtë Kim nuk e ka vetëm për Partinë Socialiste meqë takimi ishte me zv. Kryeministrin Ahmetaj por për të gjitha forcat politike, duke i kujtuar edhe Partisë Demokratike Sali Berishën. “30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, ka shkruar ambasadorja Kim. Ajo shton se duhet të bëhen ndryshimet e duhura për një brez me të ardhme të mirë. “30 vjet pas diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë duhet të thyejnë zakonet e së kaluarës, të bëjnë ndryshimet e duhura në mënyrë që brezi i ri të ketë një të ardhme më të mirë”. Është ky mesazhi i ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, pas takimit me zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.