Deklarata me emra nga kryedemokrati Lulzim Basha një ditë më parë nga salla e Parlamentit ndaj atyre që njihen si oligarkë, cilësohen nga analisti Frrok Çupi si të turpshme dhe këto, sipas tij, bëhen pasi lideri i PD-së iu vendos gjoba biznesmenëve.
Ai deklaroi se përmendja e emrave të të ashtuquajturve oligarkë ka një synim vendosjen e gjobave. “Ne si Shqipëri nuk kemi oligarkë. Përmendja e tyre është turp. Më kanë thënë se ka edhe fakte se kur përmend me emra i vendos gjoba. Kur shante Kastratin, Çetit i vuri gjobë për rrugën e Kombit, u tërhoq nga protesta, pasi ia dha zyrën kunatit në hotel Sheraton. Kunati është personi që bën biznes. E bëri edhe te protesta e 2016-ës te Astiri dhe më pas u tërhoq”, tha Çupi në emisionin “Breaking” në Top News.