Policia e Vlorës ka sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe ka arrestuar një 25-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.