Një ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, pasi një apartament në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët. Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, nënë e bir, në çaste paniku, janë hedhur nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçarja, pasi ka marrë plagë të rënda nga rënia prej lartësisë. Djali i saj 36-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
‘Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmena, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.