Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në flagrancë me 19 kilogram kanabis në makinën e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se vlera e lëndës narkotike në treg do të kapte shifrën e 150 mijë eurove, ndërkohë që nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit.
“Skuadra e lëvizshme e Bolzanos arrestoi një 22-vjeçar me origjinë shqiptare për ndalim dhe shpërndarje droge. Në makinën e tij, agjentët gjetën dhe konfiskuan 19 kilogramë hashash, me një vlerë tregu me pakicë prej 150,000 €”, shkruajnë mediat italiane.