Këngëtarja Rezarta Shkurta ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekëseve të saj në instagram, madje edhe pyetjeve paksa personale.
Tashmë që vajza e saj është shtatë vjeç, ndjekësit në rrjete sociale janë kuriozë të dinë nëse ajo së bashku me Ermal Hoxhën kanë në plan ta zgjerojnë familjen.
“Një bebe për Herën duhet tani”, i ka shkruar një ndjekës Rezartës, e cila i përgjigjet shumë shkurt: “Duhet, dakord jam!”.
Ndërsa më pas një tjetër e pyet: “A je xheloze për bashkëshortin tënd? A do i bëje një motër ose vëlla Herës?”.
“Fare, se e di që vdes për mua!”, shprehet këngëtarja e njohur.
Çifti ngriti dyshimet e para se po bëheshin prindër për herë të dytë gjatë kohës që ishin me pushime verore në Greqi.
