Pas rokadës që ndodhi mes Policisë Korçë dhe Elbasan pak ditë më parë në nivele të drejtuesve të tyre mes Gjovalin Lokës dhe Ardian Çipës, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshimet kanë vijuar edhe në shefat e sektorëve të policisë së Korçës. Po brenda kësaj jave Gledis Nano pritet të bëj publike edhe ndryshimet në radhët e shefave të komisariateve në Tiranë dhe qarqe të tjera në vend.
Konkretisht në Policinë Korçë, zëvendës drejtor emërohet Ermal Muça duke zëvendësuar Ilir Prodën, i cili kalon po në të njëjtin post, por në Policinë e Elbasanit.
Deri në ardhjen e shefit të ri të komisariatit të Korçës, kompetencat i kanë kaluar shefit të krimeve të tij komisariati, Qemal Hoxha.
Ndërsa Klement Pikulli cili është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre pak ditë më parë do të zëvendësohet nga Eduart Liço, deri në emërimin e përgjegjësit të ri të sektorit të qarkullimit të Korçës
Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.