Në fillimet e karrierës së saj, moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani ka tentuar në hyjë në tregun e muzikës ku ka publikuar disa këngë në YouTube.
Ka marrë pjesë në emisione dhe programe muzikore si ‘Top Fest’, ku në vitin 2009 u prezantua me këngën “Nuk ka humbur Parajsa”.
Këngë e cila u krijua nga kantautori Bojken Lako, i cili në atë periudhe kohore flitej se ishte në një lidhje dashurie me Bora Zemanin.
Kujtojmë se Bojken Lako ka vite i martuar me këngëtaren dhe miken më të ngushtë të Bora Zemani, Semi Jaupaj, ndaj një lajm i tillë i mbërritur orët e fundit u bë viral përmes portaleve.
Lajmin për ndarjen e çiftit në fjalë e bëri të ditur publikisht vetë Semi Jaupaj këtë vit në “Festivalin e Kënga Magjike” ku tregoi se pavarësisht të gjithave mbetet ndër personat më të dashur për të.
Semi, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri ka rrëfyer historinë e njohjes me Bojken Lakon, madje shton se me të është njohur që në moshën 15-vjeçare.