Një tjetër tragjedi me zjarr në banesë ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. 69-vjeçarja, Lumturi Zaimi ka ndërruar jetë nga asfiksia teksa dysheku me të cilin ishte mbuluar teksa flinte ka marrë flakë gjatë natës.
Policia dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga e bija. Gruaja është gjetur nga vajza në banesën e saj e vdekur. Dyshohet të jetë asfiksi pasi kur zjarrfikësja ka mbërritur nuk kanë konstatuar flakë.
“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.