Kryedemokrati Lulzim Basha i shpalli “armiqësi politike” tre liderëve kryesorë të 30 viteve të fundit. Tentativa e Bashës për tu vetëquajtur “lider i ri”. A ka dalë nga “guacka politike” e Sali Berishës, duke ju vënë kundër mentorit të tij politik, kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta? Për gazetën “Fjala” flasin analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.
Nga Fernada Cenko
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhveshur në dukje nga “guacka” e 16 viteve dhe po përdor një diskurs politik për ta ndarë veten nga politika e vjetër apo siç e ka quajtur ai nga trekëndshi i Bermudës, Rama- Berisha- Meta. Kjo përbën lajm në pamje të parë, që Basha të ngjajë si lider ndryshe, por në të vërtetë sado të ndahet nga e kaluara, fakti është se ai është pjesë e tyre. Nuk mundet të ndahet dot nga Berisha dhe ta përjashtojë atë nga vetja e tij (kariera politike), sepse ishte Berisha ai që në tetë vite i dha Bashës në dorë tre ministri kyçe, por edhe për një mandat Kryetarin e Bashkisë së Tiranës duke kapur çdo pozicion politik dhe duke i ngelur vetëm dy, atë të Kryeministrit dhe të Presidentit. Po Berisha, pavarësisht se Basha po shkelmon derën nga ka hyrë, i dha mundësinë që ai të ishte Kryetar i Partisë Demokratike de facto, pasi de juro, telat e opozitës i orkestronte Berisha deri në momentin që ai u shpall “non grata”. Pas lëvizjes së diplomatëve amerikanë, në korridoret e selisë blu u duk se mori një super fuqi duke u ndarë totalisht nga e kaluara dhe duke mbizoteruar partinë vet me njerëzit e tij. Por Basha është hapur edhe më shumë, duke ditur se armikun e madh ka Berishën, hodhi sfidën edhe për Ilir metën. Megjithatë “lideri i ri” Basha, të shkuarën e vet nuk mundet ta kapërcejë me një deklaratë, sado bombastike të jetë. Lëvizja Socialiste për Integrim është edhe e tij, kur bashkëqeverisi për një mandat 2009-2013. Po ashtu Basha lidhi edhe “telat” me Ramën për marrëveshjen që bënë për “Qeverinë Teknike” në maj të vitit 2017, pak javë para zgjedhjeve. Pra Basha edhe pse do të dalë i larë është lyer me të tre që përbëjnë “trekëndëshin e Bermudës”. Po ku do të dal Basha me këtë rol të ri në politikë? Sa do të jetë ai një model i ri mbetet të shihet në vijim, sepse Berisha i ka shpallur luftë hapur për t’u rikthyer vet si kryetar partie. E bën nga guximi apo nga frika, Basha nuk do të mbledhë Kuvednin Kombëtar. Ashtu siç ishte suprizë rikthimi në lojë i Berishës, suprizë do të jetë dhe “udha” politike e Bashës në krye të Partisë Demokratike. Për diskursin politik të Bashës dhe për marrëdhnien me tre liderat fkasin për gazetën “Fajla” Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.
Leonard Karaj: Berisha, jo më kryetar, Basha ka humbur çdo legjitimitet dhe besueshmëri në PD
Plator Nesturi: Terren i rrëshkitshëm në PD dhe dilemat e të ardhmes
Lorenc Vangjeli: Basha, si Berisha Junior, kopjoi mjeshtrin në gjithçka