Turizmi është një nga sektorët që ka marrë më së shumti zhvillim në vitet e fundit në vendin tonë dhe falë kësaj promovimi i i vendeve të bukura të Shqipërisë anë e mbanë botës ka qenë mëse i merituar.
Shumë destinacione të panjohura dikur edhe për shqiptarët vetë, janë shndërruar tashmë zgjedhje e parë e turistëve edhe përtej oqeanit.
Riviera shqiptare, ndërthurrur me natyrën dhe ajrin e pastër janë kombinimi i përkryer që të huajt ‘dashurohen’ menjëherë me vendin tonë. Megjithatë, edhe pse shumë vende janë zbuluar, ose më saktë jaën promovuar masivisht qoftë në media apo edhe rrjete sociale, ka ende zona të cilat mund të konsiderohen si asete të rëndësishme për vendin tonë dhe që meritojnë më shumë vëmendje.
Manastiri i Kamenes është një aset kulturor, i cili ndodhet mes gjelbërimit dhe bujarisë së natyrës, e cila ofron një pamje piktoreske në Delvinë. I ndërtuar në vitin 1030 nga banorët e kësaj zone, ai është përfshirë në Perandorinë Bizantine të rindërtuar ,nën pushtetin e së cilës në këtë trevë u ngritën edhe disa manastire që administroheshin drejtpërdrejt nga patriarku i Kostandinopojës.
Në këtë periudhë ku gjethet e rëna i kanë dhënë ngjyra vjeshte zonës, adhuruesit e natyrës dhe kësaj stine mund të gjejnë kombinim ideal pikëriasht në këtë zonë që është një sugjerim ideal për tu vizituar.
https://streamable.com/0fjd0e