Altin Dardha, famëkeqi i quajtur “mbreti” i Beratit, ka një prej historive më rrëqethëse në biografitë e të fortëve shqiptarë të viteve ’90.
Ai ka detyruar dy vëllezër të zgjidhnin se cili prej tyre duhet të jetonte në shenjë hakmarrjeje, pasi i ati i tyre në ‘95-ën e qëlloi me çifte dhe i nxori syrin. “Mbreti” shëtiste me një makinë të tipit Kadillak, me tre karikatorë të vendosur tytën tek pasqyra e kromuar.
Dy vite më pas, kur merr edhe nofkën që e bëri të njohur kudo në vend, një person i thotë Dardhës se djemtë e tij që i kishte nxjerrë syrin, ndodheshin në pazar të shisnin presh, pasi në fshatin ku ata ishin ngujuar, kishin mbetur pa bukë.
Dardha shkon dhe i fut në kala, atje ku dërgonte viktimat e veta dhe shumë i qetë i thotë: Unë një nga ju do vras dhe zgjidheni ju cili do vdesë. Ata vendosën shumë shpejt dhe mes tyre jetoi vëllai më i vogël.