Ka nisur me diskutime mbledhja për Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Pas debateve dhe diskutimeve opozita është larguar nga Këshilli i Legjislacionit.
Sekretari i PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në këtë mbledhje tha se Vettingu nuk është çështje teknike, por një çështje thelbësore.
Ai gjithashtu u shpreh se mbledhja po vijon të shtyhet duke mos i dhënë zgjidhje asnjë kërkese, pavarësiosht ofrimit të bashkëpunimit nga PD.
Ndërkohë Kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla propozoi që mbledhja të vijojë të ditën e premte.