Një biznesmeno-politikan, me origjinë Çame, kombësi Shqiptare dhe shtetësi Izraelite, është kthyer në njeriun preferencial, të marjes së konçesioneve për mbarështimin e ullinjve dhe fidanëve të tjerë frutorë.
Ky poli-personazh quhet, Artur Dojaka, i biri i Harunit, që fillimisht u bë themelues i Aleancës Popullore me shpresën se do “puthte” ndonjë votë Çame, në kuadër të atdhëtarisë dhe blerjes me kos e djathë nga kompania e tij e bulmetit, “Natyral Farm”.
Por nuk kaloi shumë dhe Artur Dojaka, u hodh në prerin e ngrohtë të Ilir Metës, duke krijuar një marrëveshje koalicioni me këtë të fundit, përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013.
Si me Metën dhe si pa Metën, çami i natyralizuar tashmë në Izraelit, nuk mundi të “thithë” asnjë votë nga elektorati i Çamëve. Dojaka, u përpelit të akuzojë publikisht, se votat e partiçkës së tij, ishin vjedhur nga partia e Shpëtim Idrizit. Por kjo nuk solli as suport në rezultat dhe as suport në krijimin e një imazhi lideri të Dojakës, brenda partiçkës së tij.
Dojaka, tashmë i është futur bizneseve konçesionare dhe biznesit të agro-kulturës, ku shpërndan e shet çdo ditë qumësht, kos e dhallë në rrugët e Tiranës, me formulën publicitare se ky produkt është 100 për qind bio natyral.
E teksa mburet në publik se konsumatorit i ofron një produkt bio, nga ana tjetër në karborantet e tij, shet dhe naftë të latyrisur me virxhin, duke u prishtur pistonat makinave dhe mushkëritë njerzisë.
Njëherësh në këtë treg bulmeti, Dojaka është kthyer në një mashtrues i klientëve të tij,njësoj siç po mashtron bankat duke mos paguar kreditë.
Dojaka, përpiqet tu fshihet bankave, duke bërë manovra të ndryshme me qëllim mos pagimin e kësteve të kredive. Dojaka është një nga fituesit e parë të skemës së qeverisë Partneriteti Publik Privat, duke marë konçesionin e kultivimit të ullinjve në fshatin Synej të Kavajës.
Bëhet fjalë për një konçesion që kompanisë “Agrotal 1” dhe “Agrotal 2” e kanë marë për kultivimin e ullirit në një sipërfaqe prej 1000 hektarë tokë.
Por ajo që po mashtron Dojaka, në mënyrë të veçantë janë bankat e nivelit të Dytë në Shqipëri dhe më konkretisht, Credins prej nga Dojaka ka lidhur në 2 shtator 2014 një kontratë kredie me vlerën financiare prej 420 milion lekë të reja.
Por ky nuk është rasti i vetëm pasi “Dojaka” nëpërmjet kompanisë së tij “AGROTAL 1” është përpjekur të mashtrojë dhe ti shmanget dhënies së tarifave kreditore edhe tek banka e nivelit të dytë “Intesa San Paolo Bank”.
Dojaka, kësaj banke i detyrohet ti kthejë një shumë financiare prej 4 milion e 981 mijë euro e marë në formën e kredisë me tre kontrata të ndryshme të lidhura në datën 14 qershor të vitit 2017.
Për këtë shumë financiare banka në fjalë ka angazhuar një shoqëri përmbarimore private, me qëllim vjeljen e kësaj shume ose bllokimin e pasurive kapitale të Dojakës.
Duke futur dhe shpenzimet përbarimore në këtë sistem, Dojaka duhet të kthente dhe vlerën prej 3.411.445 lekë si tarifë përmbarimore.
Por me marifete gjyqësore dhe lidhje politike, e sekserë nëpër zyra avokatësh, Dojaka ka mundur ti pezulloje veprimet ekzekutuese të përmbarimeve, duke çuar në përplasje të një pasnjëshme me bankat,
Nga ana tjetër Artur Dojaka, vijon të hapi kompani të reja për ndërtim, bulmet, karburante siç ka bërë me kompaninë “LM-OIL”.
Ky biznesmeno kontravers Shqiptaro-Izraelit, synon të përlajë “llokma” të tjera konçesionare në projektet e bujqësisë, por nga ana tjetër duket se ngeh skema mashtruese me paratë e bankave./Infront.org