Juventus lë pas dy humbjet radhazi në kampionat dhe rikthehet me fitore, duke mposhtur 1-0 Fiorentinën në “Allianz Stadium”. Një sukses me shumë rëndësi për të besuarit e Allegrit, që tani mund të shpresojnë të ngjiten në vendet e para.
Sfida është karakterizuar nga tension dhe luftë sportive. Miqtë kanë pretendetuar për një penallti në pjesën e parë. Ky fraksion mbyllet pa gola, me Juventus që pak tregoi se është favorite për të fituar ndeshjen.
Edhe e dyta është e luftuar. Në minutën e 73-të prishen ekuilibrat, Milenkovic merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Vendasit hidhen të gjithë në sulm dhe në 91’ arrijnë të shënojnë me Cuadradon.