Nga Dr. Mujë Buçpapaj
Mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i njoftuar nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, po i paraprinë një debat i fortë në dhjetra foltore anembanë vendit. Një varg kundërshtishë të brendshme, të cilat pasuan humbjen poshtëruese të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, dhe mosdorëheqjes së Bashës, duket se morën frymë pas një vendimi përsonal të kryetarit në detyrë për të përjashtuar liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat dhe refuzimit të këtij të fundit për të pranuar këtë vendim të marrë në kushte antistatuore. Fakti që rreth 70% e delegatëve të Kuvendit kanë plotësuar një formular për të thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm, duket se do të jetë vetëm një procedurë burokratike statuore shkarkimi i kryetarit aktual, edhe pse do të duhet të presim edhe një muaj sa procesi të përmbyllet sipas parashikimit në statutin e PDSH-së. Prej fillimit të procesit të foltorëve dhe në vijim, ato janë dominuar nga pikëpamja e përgjithshme se Partia Demokratike do të duhej të niste një analizë të thelluar të humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, të grumbullonte provat e manipulimit dhe të trafikimit masiv të votave, përfshirë denoncimin e fenomenit të rrezikshëm të patronazhistëve dhe jo të zgjidhte me ngutje të cuditshme kryetarin, një kampion i humbjeve prej katër herë radhazi, duke thyer edhe rregullat statuore. Me sa shohim nga foltoret, duket se anëtarësia nuk ja fali Lulit vendimin e tij përsonal për të përjashtuar prof. Berishën nga grupi parlamentar, pa e votuar në strukturat vendimarrëse, si dhe afrinë e madhe me Ramën menjëherë pas hyrjes në parlament, duke lënë menjanë retorikën fallco për masakër zgjedhore dhe filluar një epokë të bashkëdrejtimit të kominioneve qesharake në parlament, sic konsiderohet gjërëisht komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit etj. Kritikat ndaj zotit Basha janë intensifikuar nga foltorja në foltore, duke e vlerësuar si të rrezikshme për PD dhe demokracinë në vend, mosdorëheqjen e tij, edhe pas humbjeve të thella në dy zgjedhje kombëtare radhazi, pa dhënë llogari për deshtimet e mëparshme dhe vendimet individuale që ndikuan qartazi në këto rezultate zhgënjyese për PD-në dhe mbështetësit e saj. Duke qënë për shumë vite gazetar i RD-së, për rreth dy dekda anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, një publicist e studiues i pluralizmit politik me mijëra shkrime, komente dhe opinione, më është dhënë rasti të ndjek të gjitha proceset zgjedhore në PD prej dhjetorit 1990, shkurtit 1991 deri në ditët e sotme pa ndërprerje. Më poshtë po jap një përmbledhje të shkurtuar të këtyre zgjedhjeve, duke u mjaftuar në të dhënat kryesore.
***
Vërtetë PDSH-ja në vitet 1990-2013, është dominuar nga lideri karizmatik Sali Berisha, por gjatë dekadës së parë të kësaj partie, përpjekjet për ta spostuar apo zevëndesuar atë përmes zgjedhjeve të brendshme kanë qënë të forta dhe shpesh dramatike. Pas vitit 1999, edhe nga rivalët e Berishës është pranuar fakti se Berisha ishte i pakonkurueshëm në PD dhe sfiduesit kanë qënë fillimisht thuajse formalë dhe pastaj në dy Kuvendet e fundit, ku ai u konfirmua si kryetar, nuk kanë pranuar as të garojnë.
***
Zgjedhja e parë e kryesisë së PD-së u bë Kinoklubin e Qytetit “Studenti”, në Tiranë, më 17 dhjetor 1990, me propozime direkte nga nga salla. Në këtë kryesi merrnin pjesë edhe shtatë studentë drejtues të Levizjës Studentore, përfshirë edhe Azem Hajdarin që u zgjodh edhe kryetar i Komisionit Nismëtar të PD-së, i propozuar nga Sali Berisha.
Pra lideri i levizjes studentore, antikomuniste të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari, është edhe kryetari i parë i Partisë Demokratike. Prej 12 dhjetorit 1990 ai quajt si kryetar i Komisonit Nismetar të PD-së, sido që kishte atributetet e një kryetari në vendimarrje dhe orientim politikash. Studentet, përfshirë edhe Hajdarin, sido që kishin 7 anëtar në kryesinë provizore të PD-së, shiheshin si të papërgatitur për të çuar PD-në drejt fitores së shpejtë dhe natyrisht pa përvojën e duhur jetësore dhe profesionale, kështu që sytë hidheshin nga profesoret e zgjedhur nga sudentët në Komisionin nismëtar. Një pjesë e këtyre intelektualëve në fakt po tregonin padurim, teksa kishin planifikuar largimin e Hajdarit, i cili kishte krijuar prej ditëve të para të Levizjes së Dhjetorit 1990 profilin e një lideri të fortë, popullor dhe të guximshëm. Kështu që gjatë një mbledhje të mbajtur me 9 shkurt 1991 në mungesë të Hajdarit dhe Berishës të cilët ishin në një takim që kishte organziuar presidenti komunist Alia me liderit e partive politike në vend, u organizua një mbledhje e cila pati si përfundim heqjen e Azem Hajdarit si kryetar i PD-së.
Mbledhja zgjodhi përkohësisht kryetar Dr.Aleksandër Meksin, anëtar i Komisionit Nismëtar. Këto zgjedhje nuk u njohën pasi “mbledhja ishte organizuar në mënyrë jo formale”, si dhe se “nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë një vendim të tillë.” Demokratët e kundërshtuan këtë procedurë si të parregullt dhe me 13 shkurt 1991 do të mbahej aktivi i parë i Partisë Demokratike i cili do të zgjidhte me votim të fshehtë një kryesi prej 19 anëtarësh. Pas këtij aktivi, Komisioni Nismëtar i PD-së, do të shndërrohej në Komision Drejtues të kësaj partie. Nga votimi i bërë një ditë më vonë në kryesinë e re, Prof. Dr. Sali Berisha, një lidër karizmatik i levizjes antikomuniste, u zgjodh kryetar i Komitetit Drejtues të PD-së me 9 vota i mbeshtetur nga votat e tre anëtarëve të rinj të këtij forumi, Neritan Ceka, Rexhep Uka, dhe Blerim Çela. Pas tij u renditën Aleksader Meksi me 5 vota, Gramoz Pashko me 4 vota dhe Azem Hajdari vetëm me 1 votë. Zoti Eduad Selami u zgjodh sekretar i përgjithshëm i këtij komiteti. Ky organizëm kishte për detyre të drejtonte partinë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në fund të shtatorit 1991.
Muajit në vijim ishin shumë dramatike për vendin. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe konfirmimi i papritur i PPSH-së, ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, rënjet njëra pas tjetërs të qeverive Nano si dhe prej qershorit 1991 qeveria e stabilitetit me pjesmarrjen e PPSH-së dhe të PD-së, kishin krijuar një panoramë të re politike në vend, të pa imagjinuar më parë. Natyrisht që kompromisi PD-PPSH, ishte një zgjidhje e vetme për rujatjen e vendit nga shkitja në anarkinë totale, sido që aq dëshpëruese për demokratët që mezi prisnin të shihnin PPSH-në të dalë nga skena qëverisëse e vendit. Kështu që kishin filluar hapur presionet e bazës ndaj PD-së për të dalë nga qeveria e stabilitetit (qershor-dhjetor 1991). Berisha po i përkrahte këto mendime gjithnjë dhe më shumë, i bindur se nuk kishte rrugë tjetër për nxjerrjen e vendit nga kriza. Në kundërpërgjigje të këtij qëndrimi, në fshehtësi, klanet e majta në PD po planifikonin largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së.
-Para Kuvendit të parë të PDSH që do të mbahej më 26 Shtator 1991, grupi i të majtëve në udhëheqjen e PD-së kishte organizuar edhe skenarin e zëvendësimit të Berishës me Cekën. «Ramiz Alia në prapaskenë po punonte që të bënte për vete kundërshtarët e Berishës në kryesinë e PD-së, sidomos Pashkon, Cekën dhe Zogajn. (E.Biberaj «Shqipëria në tranzicion», faq.194). Berisha që ishte figura më e padiskutueshme në PD, i mbështetur nga delegatët, studentët dhe ish-të dënuarit politikë, u zgjodh kryetar i PDSH me 499 vota pro, ndërsa rivalët e tij për këtë post Nertian Ceka dhe Azem Hajdari morën nga 77 dhe 7 vota. Të majtët kishin humbur përfundimisht betejën për të kontrolluar PD, ndërsa ishin akoma që të mos dilej nga qeveria e koalicionit. Demokratët e brakstisën përmes polemikash të brendshme qeverinë e stabilitetit të drejtuar nga socialisti Ylli Bufi dhe zevëndësi i tij, demokrati Gramoz Pashko, duke i imponuar Presidentit Alia caktimin e 22 marsit 1992 si ditë të zgjedhjeve të parakoshshme. Kjo shihej si rrugë e vetme për të nxjerrë vendin nga kaosi dhe mjerimi total, si dhe siguruar një ndihmë të vertetë ndërkombëtare, aq të dosodoshme për ekonomine e faleminetuar shqiptare. Një qeveri teknike e drejtuar nga Vilson Ahmeti përgatiti zgjedhjet e 22 marsit, e cila do të mbetej si dita më e rendësishme e historisë së re të Shqipërisë, pasi i dha fund shtetit komunist 50-vjeçar.
Në zgjedhjet e 22 marsit PD rezultoi të kishte fituar 92 vende ose 65.7%, PS 38 vende ose 27%, PSD 7 vende ose 5%, PBDNJ 2 vende ose 1.4%. PR nuk fitoi asnjë vend.
Më 3 prill 1992, Presidenti komunist Ramiz Alia njoftoi dorëheqjen, siç tha ai‚ “për të mirën e Atdheut”. Ishte e qartë se postin e Presidentit do ta zinte kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai ishte provuar si një politikan i aftë dhe i vendosur për të çuar Shqipërinë përpara. Berisha, pa konkurent, ishte bërë figura më popullore në vend. Më 9 prill 1992, me 96 vota pro dhe 35 kundër, Sali Berisha u zgjodh President i ri i vendit.
Më 10 prill, Berisha dekretoi Aleksandër Meksin të krijonte qeverinë e parë demokratike. Ndërkohë që në postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ishte zgjedhur Pjetër Arbnori.
-Më 16 Prill 1992, mbahet Konferenca Kombëtare e PD e cila zgjedh në postin e kryetarit të partisë si pasardhës të Berishës, Eduard Selamin, deri atëherë sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. Selami mori 411 vota nga 485 gjithsej, ndërsa Azem Hajdari dhe Arben Imami, të dy kandidatë për kryetarë, u zgjodhën nënkryetarë të Partisë.
-Në statutin e PD-së ishte sanksionuar që Kuvendi i partisë mbahej çdo dy vjet. Kështu që në Kuvendin e Dytë të PD-së të mbajtur në 4 dhjetor 1993 do te rizgjidhej në postin e kryetarit zoti Edurad Selami, Sekretar i Përgjithshem u zgjodh Dr.Tritan Shehu, ndërsa nënkryetarë, Ali Spahia dhe Engjell Hysenbegasi.
Pas polemikave rreth njësimit të postit të kryetarit të partisë me atë të kryeministrit të vendit, i paraprirë nga diferenca qendrimesh me Presidentin e vendit Sali Berisha, për sa i përket procedurave për miratimin e referendumit për kushtetuten, i mbajtur në nëntor 1994, dhe humbjen dëshperuese të tij, etj, Eduard Selami do të humbiste vendin e kryetarit të PD-së pas rreth tre vjetesh në krye të kësaj partie.
-Një Konferencë e jashtëzakonshme e PD-së e mbajtur me 5 mars 1995 do ta shkarkonte Selamin pas një procesi votimi të hapur. Plot 607 delegatë nga 664 gjithsej kishin votuar kundër tij. Nga ana e tij Eduard Selami e pranoi rezultatin. Ai vazhdoi të ishte anëtar i PD-së dhe kryetar i Komiosnit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë edhe për dy vitet në vazhdim duke shmangur qartësisht një përçarje e cila do ta demtonte Partinë Demokratike.
Partia deri në kuvendin e ardhshëm do të udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Prof.Tritan Shehu i ardhur në këtë post, pas një karriere të shkelqyer si mjek, në vitin 1993.
-Më 4-5 prill 1996 do të mbahej Kuvendi i Tretë zgjedhor i Partisë Demokratike. Formi më i lartë demokrat mblidhej rreth 2 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit dhe në një atmosferë mjaft pozitive. Vendi kishte njohur përparime domethënëse realizuar me përkushtim nga demokratët nëpërmjet reformave rrënjësore dhe të gjithanshme. PD priste me të drejtë të konfirmohej për një mandat tjetër qeverisës, sido që socialistët nga ana e tyre kishin bërë plane të tjera.
Kuvendi zgjodhi kryetar të PD-së Prof. Tritan Shehu pas një gare me Sekretarin e Maredhënjeve me Publikun Ferdinand Xhaferri, ndërkohë që Sekretar i Përgjithshëm do të zgjidhej profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Dr. Besnik Gjongecaj i cili pas zgjedhjve të 26 majit të atij viti do të emërohej Minister i Arsimit të lartë dhe Shkencës.
Siç dihet PS nuk do t’i njihte zgjedhjet të cilat i kishte braktisur disa orë para mbylljes së kutive të votimit. Qeveria demokratike e gjendur përballë kritikave të forta nderkombëtare dhe bojkotit të parlamentit nga opozita e mjatë, dukej të kishte shumë veshtirësi përpara. Pas disa muajsh qetësi, situata do të ndryshonte radikalisht me shembjen e skemave mashtruese piramidiale, përfshirjes së vendit në trazira të armatosura, largimit me dhunë të qeverisë legjitime Meksi, sundimit të komiteteve rebele krysisht në jug të vendit, shpërbërjes së forcave të rendit dhe atyre të armatosura, që patën për pasojë daljen e situatës nga kontrolli si dhe ardhjen e forcave shumkombëshe për të rivënë rendin deri në zgjedhjet e qershorit të atij viti.
-PD i humbi thellë zgjedhjet e parakoshme të 28 qershorit 1997. Thuajse në 40% të territorit të vendit ajo nuk pati mundësi të bënte fushatë, për shkak se selitë e saj ishin djegur, ndërsa drejtuesit i saj ose ishin kërcenuar dhe larguar për shkaqe sigurie, ose ishin ekzekutuar. Megjithatë PD do të mund të fitonte rreth 30% të votave, falë besnikërisë së elektoratit të saj dhe guximit të qindra komisionerëve dhe drejtuesve demokratë në ato qëndra ku u numëruan votat.
Sali Berisha kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të vendit me 31 korrik 1997, duke shkuar në PD për ta ringritur serishmi në këmbë. Në fakt, siç konsiderohej atëherë, PD nuk kishte asnjë mundësi tjetër për t’u rikthyer në skenë përveç grumbullimit të saj rreth ish-presidentit Berisha, i cili shihej si e vetmja pengesë e pakalueshme për socialistët. Dhe kjo do të provohej qartë në vitet në vijim.
-Më 20-21 tetor 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt zgjedhor i Partisë Demokratike i cili u zhvillua në një atmosferë të rëndë politike. Qindra anëtarë dhe drejtues të saj ishin ekzekutuar, përfshirë edhe plagosjen e Azem Hajdarit në Kuvend, por edhe autorin e këtyre radhëve nga bandat e komiteteve të veshura me uniformën e policisë, administrata ishe spastruar masivisht për motive politike, po kështu edhe gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, shtypi i djathtë nuk lejohej të shperndahej thuajse në 80% të territorit të vendit, televizoni shtetëror e kishte bojkotuar totalisht opozitën, ndërsa PD-së do t’i duhej të luftonte pët t’u mos zhdukur edhe fizikisht.
-Në një garë me ish-kryetarin e Parlamentit Pjetër Arbnori, Sali Berisha u zgjodh kryetar i PD-së, ndersa Genc Pollo deri atëherë këshilltar i tij, u zgjodh në postin e nënkryetarit të Partisë, ish-ministri i financave Ridvan Bode u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
-Me 17 korrik 1999 u mbajt Kuvendi i Pestë i Posaçëm i PD-së(jo zgjedhor). Ku Kuvend vendosi futjen e PD-së në parlament, i cili ishte bojkotuar pas ekzekutimit nga struktura të policsë së shtetit të themeluesit të PD-së Azem Hajdari me 12 shtator 1998, para selisë së kësaj partie.
-Prej 30 shtatorit deri me 1 tetor të vitit 1999 u mbajt Kuvendi i Gjashtë zgjedhor i Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së Berisha, i cili ndodhej thuajse në një rrethim ndërkombetar, u sfidua nga nënkryetari i kësaj partie Genc Pollo, siç u tha atëherë i nxitur nga ky faktor për ta larguar Berishën nga politika. Pollo nuk pranoi ta zhvillonte garen deri në fund. Një ditë para mbajtjes së Kuvendit, ai njoftoi moskandidimin e tij, siç tha ai “për mos përmbushje të kushteve të gares.” Në këto rrethana zgjidhja u gjet me futjen në garë të Uran Butkës, anëtar i kryesisë së PD-së. Butka, ish i përsekutuar politik dhe pinjoll i një familje të shquar nacionaliste, pati deklaruar në Kuvend se ishte në garë më shumë për të plotësuar kushtin e garimit me dy rivalë se sa për ambicjen e fitimit të vendit të kryetarit të PD-së. Pavarësisht dorëheqjes nga gara për kreun e PD-së, Pollo mori pjesë në Kuvend ku kërkoi që të zgjidhej anëtar i Këshillit Kombëtar, gjë që nuk rezultoi të kishte sukses. Pas humbjes së garës, siç tha ai “të pabarabartë”, në nëntor të vitit 1999 Pollo u largua nga PD-ja duke krijuar Partinë Demokratike të Re, e cila në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001 do të fitonte 5 deputetë. Nga ky Kuvend përpos Prof. Berishës kryetar u zgjodhen, Jozefina Topalli nënkryetare, Jemin Gjana nënkryetar, dhe Ridvan Bode Sekretar i Përgjithshëm.
-Më 15-16 dhjetor 2001 u zhvillua Kuvendi i Shtatë zgjedhor i Partisë Demokratike. Kongresi u mbajt pas manipulimit të rëndë të zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit të vitit 2001, e reflektuar kjo edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR dhe në një rezolutë të KE-së. Në këtë Kuvend Sali Berisha u sfidua nga ish- kryeministri Aleksander Meksi, një figurë mjaft popullore e PD-së dhe e të djathtës shqiptare. Gara u shoqërua me paraqitjen e programeve nga të dy kandidatët. Berisha u përqendrua kryesisht tek rrugët e rikthimit të shpejtë të PD-së në pushtet si dhe paraqitjes së një programi për qeverisjen e ardhshme, ndersa Meksi prezentoi një listë reformash që kishin si qellim demokratizimin e partisë. Zoti Meksi paraqiti disa ide të rëndësishme, një pjesë e të cilave PD i përshtat rreth 10-13 vjetë më vonë, siç ishte instalimi i parimit një anëtar një votë, institucionalizimi i mendimit ndryshe, përfaqësimi i pakicës në forume dhe vendimarrje, kandidimi individual, etj.
Plaforma e ish-kryeministrit demokrat, e cila ishte botuar edhe në gazetën “RD”, nuk fitoi dhe zoti Meksi dha dorëheqje nga kandidimi për postin e kryetarit me pretedimin se “nuk i kishin krijuar lehtësi proceduriale për zhvillimin e fushtës.”
Kryesia që doli nga ky Kuvend ishte: Sali Berisha kryetar, Bamir Topi nënkryetar, Jozefina Topalli nënkryetare, Ridvan Bode Sekretar i Përgjithshëm, Sokol Olldashi zgjidhet për herë të parë Sekretar për Organizatat Partnere.
Partia Demokratike e ndihmuar nga ndërkombëtaret do t’i impononte PS-së, marrjen vendit të kryetarit të shtetit në vitin 2002, duke propozuar për atë post gjeneralin në pension Alfred Moisiu, ndersa dukej qartë se në zgjedhjet e radhës do të ishin në favor të PD-së dhe opozitës së djathtë.
-Më 23-24 prill 2005 do të mbahej Kuvendi i Tetë i Partisë Demokratike.
Në këtë Kuvend Berisha u zgjodh pa konkurentë, pasi PD mendonte se do të ishte vetëm një formalitet i panevojshëm vendosja e çdo figure tjetër përballë liderit historik të kësaj partie.
Kryesia që doli nga ky Kuvend ishte: Sali Berisha kryetar, Bamir Topi nënkryetar, Jozefina Topalli nënkryetare, Ridvan Bode Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa për herë të parë Lulzim Basha zgjidhet anëtar i kryesisë së kësaj partie. PD do të rikthehej bindshëm në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Katër vitet e qeverisjes së saj(2005-2009), u konsideruan si një pikë kthese në historinë vendit, tashmë anëtar i NATO-s. Pavarësisht se nuk u përmbush pritshmeria e demokratëve në zgjedhjet e qershorit 2009, PD dhe aleatet e saj arriten të merrnin 70 vende në parlament, por pas një koalicioni legjitim me LSI, tashmë PD kishte siguruar edhe një mandat tjetër qeverisës. Kjo atmosfere pozitive, por edhe vetëkënaqësie, reflektohet edhe në kongresin e radhës të demokratëve.
–Më 14 dhjetor 2009 mbahet Kuvendi i Nëntë i Partisë Demokratike. Kryesia që doli nga ky Kuvend ishte: Sali Berisha Kryetar, Jozefina Topalli nënkryetare, Astrit Patozi nënkryetar, Ridvan Bode Sekretar i Përgjithshëm.Gjatë katër viteve në vazhdim, mbizotëroi prirja për të ndertuar një parti elektorale të tipit amerikan, ndërkohë që strukturat partiake u mënjanuan dhe u lanë në harresë. Kjo apati, shkeputje nga anëtarësia si dhe mosveprim, pati shumë ndikim në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ku ingranazhet elektorale të një gjigandi politik si PD-ja nuk funksionuan si duhet. Humbja e këtyre zgjedhjeve çoi në dorëheqjen e liderit demokrat Sali Berisha nga kreu i PD-së, i cili si kryeministër kishte realizuar anetarësimin e Shqipërisë në NATO, nënshkrimin e marëveshjes së asocim-stabilizimit me BE-në, kishte përmbushur të gjitha kushtet per marrjen e statusit të vendit kandidiat për Unionin Europian, si dhe falë reformash të mëdha dhe komplekse, kishte arritur heqjen e regjimit të vizave per çdo qytetar shqiptar me vendet e Bashkimit Europian, duke ruajtur ekonominë shqiptare në parametra pozitiv, pavarësisht krizës rajonale. Përpos të tjerash ai organizoi zgjedhjet më të mira të mbajtura në historinë e pluralizmit politik shqiptar, duke arritur standartet më të larta ndërkombëtare e shprehur kjo edhe në raportin e OSBE/ODIHR.
–Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike u zhvilluan më 22 korrik 2013. Për herë të parë kryetari u zgjodh bazuar në parimin “një anëtar një votë”, ndërkohë që për kryetarët lokalë të kësaj partie ishte aplikuar prej vitit 2007. Pas një gare të hapur mes dy rivalëve potencialë, Lulizim Bashes dhe Sokol Olldashit, fitues doli Lulzim Basha. Në fund të procesit ish-kandidati Olldashi shprehu vërejtjet e tij për një garë të pabarabartë mes tij dhe Bashës. Olldashi i cili kishte votuar pak minuta para mbylljes së votimit në mënyrë ironike pati deklaruar: “Procesi i votimit në PD u mbyll. Votova me fletën nr 040213. U shpreh mirënjohjen time të gjithë demokratëve që morën pjesë ne votim. U kërkoj ndjesë atyre mijëra demokratëve, që nuk votuan dot, sepse nuk gjetën emrin në listë. Ky është një problem, përmasën e të cilit e kam patur të panjohur, pasi, për asnjë moment nuk pata në dispozicion listën e votuesve. Duke ditur që në Tiranë kishte një shtesë prej rreth 2500 personash, mendova se ishte pikërisht ky kontigjent. Mesa duket paska qënë një kontigjent tjetër, që mbetet për t’u parë ç’është. Këto janë probleme që nuk kanë lidhje me rezultatin, por mbeten probleme edhe nëse nga kutitë raporti i votave del 90 me 10 për Sokol Olldashin. U uroj suksese të gjithë kandidatëve rivalë. Olldashi pak muaj më vonë u nda nga jeta pas një aksidenti automobilsitik në periferi të Tiranës.
-Kuvendi i 10-të i PD-së u mbajt më 30 shtator 2014. Meqënëse kryeytari ishte zgjedhur përmes parimit një anëtar një votë me 22 korrik 2013, forumi më i lartë demokrat, zgodhi këshillin e ri kombëtar dhe kryesinë e re të kësaj partie, ku u njoftua edhe një reformim i ashpër i partisë. Në këtë kuvend kreu i partisë Basha njoftoi programin e tij për modernizimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të partisë përpara zgjedhjeve parlamentare 2017.
Më 18 Shkurt 2017, anëtarët e Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës, nën udhëheqjen e Bashës, ngritën një çadër gjigande jashtë zyrës së Kryeministrit në Tiranë pasi mijëra protestues u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike që do të conte vendin në zgjedhje. Protesta përfundoi më 18 maj me një marrëveshje mes Bashës dhe kryeminsitrit Rama. Sic u muar vesh palët kishin rënë dakort që një muaji përpara ditës së zgjedhjeve PD do të merrte pjesë në një qeveri të përbashkët me PS dhe me kryeministër zotin Rama, sic u quajt një qeveri kujdestare e zgjedhjeve. PD mori portofolin e zëvendeskryemistrit, të 6 ministrave si dhe të shumë drejtorëve të përgjithshëm, përfshirë edhe kryetarin e KQZ.
PD i humbi thellë këto zgjedhje duke i dhënë kryeministrit Rama një mazhorancë të plotë sa për të qeverisur i vetëm, pa ndihmën e LSI e cila mbeti po ashtu në opozitë pas një bashkëqeverisje 4-vjeçare me socialistët (2013-2017).
–Më 22 korrik 2017 Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike. Në garën përballë rivalit të tij, ish kryetarit të PD-së Eduard Selami, Basha fitoi me një numër të madh votash, duke konfirmuar kështu pozicionin e tij. Konkretisht nga 73 kuti, plot 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa për Selamin 5136, ku Basha kryesoi me 48795 vota më shumë.
Zgjedhjet e rregullta të parashikuara për t’u mbajtur më 22 korrik 2017, morën një kthesë dramatike pas humbjes zhgjënjyese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Një numër i lartë i anëtarëve të kryesisë së PD-së, ish-drejtues, deputetë dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, nëpërmjet peticioneve si dhe deklartave publike kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të zotit Basha nga posti i kryetarit të PD-së, një kërkesë që më vonë u reduktua në dorëheqje reale nga posti i kryetarit dhe garimi si një anëtar i thjeshtë, pa përdorur resurset, ndikimin dhe infrastrukturen e kryetarit. Basha refuzoi të jepte dorëheqje të parevokueshme, por ju përgjigj zërave kundër në parti duke shpallur “ngrirjen e funksioneve organizative në parti”, një masë kjo e vlerësuar nga zërat kundërshtare, si jo statuore dhe e paprecidentë.
Përmës kritikave që erdhën gjithnjë duke u shtuar, përfshirë edhe shtyrjen e datës së mbajtjes të zgjedhjve për postin e kryetarit, Basha e shpalli kandidimin për postin e kryetarit, duke premtuar se do të garojë me projektin e tij, për të mbajtur drejtimin partisë dhe ringritjen e opozitës.
Në garen e 22 korrikut 2017, zyrtarisht konkuruan Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, ndërsa ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi pasi shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, deklaroi më vonë dorehqjen për shkak të moskrijimit të kushteve për një garë të ndershme dhe të vertetë.
Sic dihet Patozi e kishte kushtëzuar marrjen pjesë në garë me plotësimin e një sërë kushtesh, ndër të cilët e para është “dorëheqja e menjëhershme dhe jo “ngrirja” e kryetarit Lulzim Basha si përgjegjësin kryesor të rezultatit zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e çdo kandidati tjetër që do të futet në garë si kushti më minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra, së bashku me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve, derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD”. Zoti Patozi kërkoi gjithashtu “listën e anëtarëv të partisë, normalizimin statutor të procesit të garës duke bërë nul veprimet e deritanishme jo legjitime përmes vendimit të dy nënkryetarëve”, të cilët u autorizuan nga zoti Basha për organizimin e procesit zgjedhor brenda PD-së.
Lulzim Basha gjatë kësaj gare përjetoi ditët më të këqija të tij deri atëherë në PD. I etiketuar si përgjegjësi krysor për humbjen e demokratëve dhe opozitës në këto zgjedhje, ai i gjeti shkaqet më shumë tek manipulimi i zgjedhjeve, blerja e votave nga paratë e drogës dhe trafiqeve, si dhe tek presioni qeveritar, se sa tek politikat e tij të drejtimit të partisë, tek anashkalimi i strukturave drejtuese, tek listat e dobeta te kandidateve për deputetë etj. Ai deklaroi se kishte nxjerrë mesime nga gabimet dhe se i kishte të gjitha fuqitë dhe përvojën për të punuar për ringritjen e PD-së dhe demokratizimin e saj.
Eduard Selami i cili nuk bënte pjesë në asnjërin prej grupeve të politikanëve që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës, hyri në këtë garë i paragjykuar nga të gjitha palët. Njerëzit afër Bashës u kujdesën t’i kujtonin atij angazhimin e vakët në parlament dhe mospjesëmarrjen e fortë në zgjedhje. Nga ana tjetër kritikët e ashpër ndaj Bashës e fajësuan atë se po legjitimonte një garë farsë dhe të paracaktuar.
Selami ju përgjgij këtyre kritikave se PD mund të bëhet ma e mirë nga brenda dhe se palforma e tij mund ta shëndrronte PD-në dhe Shqipërinë në një histori suksesi. Ai gjatë fushatës ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj mënyrës se si Basha ka drejtuar partinë, duke konstatuar se “PD aktualisht është shumë më pak demokratike se sa kur e mori Basha katër vjet më parë, më 2013.” Në fund të garës Selami e pranoi rezultatin, sido që e quajti një garë të pabarabartë.
–Me 13 qershor 2021, përsëri sipas parimit një anëtar një vote, u mbajtën zgjedhjet e radhës për kryetarin e ri të PD-së.
Në këtë garë kryetari aktual Basha u sfidua nga anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-zëvendësministërja e Jashtme Edit Harxhi, si dhe nga deputeti dhe biznesmeni Agron Shehaj. Disa anëtarë të PD-së të udhëhequr nga ish-Presidenti Bujar Nishani, në atë kohë kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së (Një post honorofik i krijuar vitet e fundit), ish-nënkryetari i PD-së dhe ish-ministri Arben Imami, ish Sekretari i PD-së për zgjedhjet Arben Ristani dhe ish-kryetari i degës së PD-së, Kukës Ibsen Elezi, etj, krijuan grupimin “Për PD-në”, një grupim që bashkoi zërat kritikë ndaj kryetarit Basha. Ata pasi kritikuan stilin drejtues të Bashës dhe duke e bërë atë përgjegjës për humbjen, i kërkuan atij që të jepte dorëheqje dhe të lejonte një garë të vertetë dhe të ndershme, zëra të cilat Basha i injoroi. Ky grupim propozoi zonjën Edit Harxhi si kandidate për kryetare të PD-së dhe zotin Ibsen Elezi të cilin e skualifikoi kryesia e partisë. Fatbardh Kadilli, anëtar i kryesisë së PD-së dhe Agron Shehaj deputet i kësaj partie i cili vinte nga bota e biznesit, konkuruan në mënyrë individuale pa u paraqitur nga ndonjë lobing brenda PD-së. Ata drejtuan të njëjtat kritika të forta ndaj Bashës, duke deklaruar se për sa kohë Basha mbetët në krye të PD-së, demokratët do të mbesin në opozitë. Basha, si zakonisht i anashkaloi kritikat nga rivalët, duke bërë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve masakren zgjedhore, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai u bëri thirrje anëtarësisë për ta rikonfirmuar në postin e kryetarit, ndërsa rivalët e akuzuan se kishte përdorur në mënyrë të njëanshme të gjitha strukturat dhe resurset e partisë për t’u rikonfirmuar pa të drejtë edhe për katër vitet e ardhshme. Në fund të procesit Basha u vetëkonfirmua si kryetar i PD-së me një shumicë të madhe prej 81% të votave, apo 40 mijë e 674 fletë votimi.I dyti në radhë pas Bashës u rendit, Agron Shehaj me 15 % të votave, Edith Harxhi mori 2.45 % të votave, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 2 % të votave.Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD-së, të thirrur me 11 dhjetor 2021, apo fiks 31 vjetë pas themelimit të kësaj partie, përvec lidërit historik të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës, po garojnë edhe Edvin Kulluri, një kritik i konfirmuar i Bashës, si dhe Fatbardh Kadilli, i cili konkuroi për kryetar edhe në zgjedhjet e kësaj vere.