Leo Messi u largua nga Barcelona pa dëshirën e tij.
Messi ka qenë pjesë e klubit katalan që nga mosha 13-vjeçare. Pasi klubi nuk kishte mundësi financiare për të paguar rrogën e Messit dhe për të zgjatur kontratën, ata vendosën të largonin lojtarin dhe për të u gjend afër PSG të cilët i ofruan një kontratë dy vjeçare.
Por në Barcelonë janë duke qarkulluar fjalë se është një mundësi për të sjellë përsëri Messin në Camp Nou në vitin 2023 kur kontrata e tij me Parisin i skadon.
Victor Font, kandidati për të president në vitin 2021 i cili doli i dyti pas Laporta për vota, është tashmë duke diskutuar me klubin për të ndërtuar një plan për të rikthyer argjentinasin tek ekipi i Barcelonës.
“ Largimi i tij meriton një derë tjetër për rikthim”, është shprehur Victor për “RAC-1”.
Dëshira e Messit për një rikthim është e dukshme pasi ai disa herë është shprehur që nuk ka dashur asnjëherë të largohet nga Barcelona dhe se ishte në gjendje të bëntë çdo gjë për të qëndruar aty.
Xavi gjithashtu mund të luajë një rol kyç për rikthimin e Messit pasi dihet shumë mirë se ai ka një lidhje të fortë me sulmuesin argjentinas.