Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë arrestuar sot nga policia.
Mashtrim me skemën e TVSH-së dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi 4 punonjësit që janë arrestuar nga policia.
Dosja i ka kaluar nga Prokuroria e këtij qyteti në SPAK.