Ambasadorja e SHBA Yuri Kim trajtoi çështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.
Pyetjes nëse do ketë shpallje të tjera “non-grata”, Kim i është përgjigjur me pohim.
“Të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ata që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë”, është shprehur ambasadorja Kim. /Top-Channel