Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një numër të madh të pasurive me vlera miliona euro të Dritan Betit dhe personave të lidhur me të.
Sekuestrimi është bërë pasi është arritur të konfirmohet se Beti, është dënuar për trafikim droge në Itali.
Si pasojë, atij i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si apartamente, makina etj. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por edhe për raste të tjera të ngjashme.