Vijon ndikimi i masave ajrore të freskëta me origjinë verilindore mbi territorin shqiptar, ku më të theksuara, kthjellimet do të jenë në zonat përgjatë vijës bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale 2°C gjatë mëngjesit në zonat malore dhe do të ngrihen deri në 23 °C gjatë mesditës në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.