Aktori i njohur australian Simon Baker së fundmi është ndarë nga Laura May Gibbs. Një burim ka konfirmuar për ‘PEOPLE’ se aktori i “The Mentalist” dhe stilistja 36-vjeçare, janë ndarë disa muaj më parë pasi ajo mori pjesë në një protestë kundër vaksinimit. Gibbs ka qenë gjithnjë kundër kësaj pasi edhe në mediat sociale ka mbajtur një qëndrim të fortë për kundërshtimin e saj ndaj vaksinës COVID-19.
Të dielën, ajo postoi një video në rrjetin e saj social Instagram, teksa merrte pjesë në një tubim në Australi për të protestuar ndaj çështjes së vaksinimit. Klipi tregon qindra të mbledhur dhe njerëz të cilët brohorisnin për të kundërshtuar çështjen e vaksinimit dhe pajisjes me pasaportë vaksinimi.