Një rast i pazakontë vjen nga Anglia. Në ndeshjen mes Marine AFC dhe Dunston UTS FC, Divizioni i Distriktit Verior (National League, kategoria e pestë ku ka ekipe profesioniste dhe joprofesioniste, ndriçimi në stadium u shua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.
Prania e Philip Turnbull, elektricist gjatë javës dhe lojtar i Dunston në fundjavë, ishte avantazh për të dy skuadrat.
Lojtari u ofrua me gatishmëri për të zgjidhur situatën dhe kjo situatë përfundoi në rrjetet sociale.
Faqja zyrtare njoftoi se një elektricist do të ishte thirrur në vend, por ishte e kotë, sepse Turnbull mori pak kohë, por solli energji në stadium, duke i lejuar të dyja skuadrat të rifillonin lojën.
Marine AFC mposhti Dunston me penallti në turin eliminator të FA Trophy, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2.