Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Tiranë.
Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit.