Nga Fatmir Minguli
Ishte i zakonshmi gazetar investigativ, Poliandër Mele, një durrsak i hershëm që studionte rrugicat e “ qytetit të rrënuar” dhe që vinte nga një familje e vjetër nga Kepi i Rodonit që bëri këtë pyetje të zakonshme që u vu edhe si titull i këtij shkrimi jo vetëm informativ.
Dikush u përgjegj se i mbollën mbi tetëdhjetë qytetarë durrsakë në gjelbërimin e majtë para Bashkisë së Durrësit. Ishte ora 17.30 dhe disa pika shiu sikur i dhanë një shtysë kësaj mbjelljeje simbolike.
Kjo mbjellje ka vite që simbolizon shoqërinë durrsake e cila mbrëmë festoi eventin e 23- të “Festës së ullirit”. Një event që e ndërpreu zinxhirin nga që i mungoi hallka që lindi nga epidemia “ Covid -19”.
-Përse ulliri në Durrës? – pyeti një i pranishëm në mbjelljen e ullirit të dytë- sikur këto pemë janë andej nga Vlora e më poshtë drejt Sarandës, e pastaj përmendi Greqinë, Italinë, Spanjën etj.
Por ishte inxhineri Abdulla Deliallisi kryetari i shoqatës “Durrësi autokton”që i foli gjërë e gjatë mbi një histori të ekzistencës së këtyre pemëve që në kohëra para se të lindtte Krishti, në Durrës e rreth tij.
– Aaa… – foli ai që pyeti dhe duke ulur kokën iu bashkua grupit që hyri në sallën e madhe të Teatrit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Me maska e me ftesa në dorë të tetëdhjetë durrsakët u bënë pjesë e një programi tejet intelektual ku moderatorja Teuta Dhima perifrazoi faktin e qëmtuar nga literatura e hershme lidhur me pemën e ullirit:
“Straboni ose Strabonis, që jetoi gjatë viteve 63 p.e.s. – 20, ishte gjeograf dhe historian i Greqisë së lashtë. Në veprën e tij “Gjeografia” të shkruar ne shek. 1-rë pk, kur flet për Ilirinë shkruan:” Ky vend i ngrohtë dhe frutdhënës, është plot vreshta dhe ullishte”
Por nuk është vetëm kjo sjellje dokumenti me vlera nga Straboni, sepse Durrësi me kodrat e tij sot është një nga zonat me ullishte të shumta që jo vetëm datojnë me mosha qindra vjeçare por dhe me ullinj të rinj të mbjellë kohët e fundit. Mjafton të shikosh rrugë të qytetit apo rotondot e automobilave e do shohësh gjelbërimin e kësaj peme të shenjtë.
Eventi i 23- të i “Festës së ullirit” festoi dhe nderimin e tre personaliteteve durrsakë mbas vdekjes me titullin e lartë “Nderi i qytetit të Durrësit” Riza Kapedanin, mjeshtrin e orëve, Andrea Gorean, inxhinerin e talentuar të Durrësit dhe Jani Ekonomin, pedagogun dhe poliglotin e shquar.
Mbjellja e diturisë që bënë këta intelekualë në kohën e tyre ishte njësoj si mbjellja e ullinjve. Këta tituj u akorduan me propozim të Shoqatës “Durrësi autokton” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.
Ishte kënaqësi për qytetarët durrsakë të merrnin pjesë në këtë event tejet intelektual ku nëpërmjet dokumentarit përgatitur nga mjeshtri Astrit Tahiri të pranishmit u njohën me jetën dhe veprimtarinë e të tre të nderuarve në këtë festë.
Ishte përsëri Poliandër Mele që ndërhyri për sërish si me një lloj pendese, ndoshta për të mos rënë në sistemin e romuzit tha s’kishte pse të merrej nëpër gojë pema e ullirit të cilën ai intelektualisht e barazoi me të tre durraskët e nderuar Riza Kapedani, Andrea Gorea dhe jani Ekonomi. Kujtimi për të tre do të jetë i gjatë po aq sa jeta e ullirit.
– Po, pra, – ndërhyri mediatori Griseld Hoxha, i cili ndoshta kishte dëgjuar komentet e ndryshme nga njerëz të ndryshëm përfshirë dhe ndonjë gazetar mbi konceptualitetin e kësaj feste- por Poliandri e ndërpreu duke i treguar se çfarë komentoi moderatorja Teuta Dhima mbi orën e qytetit të Durrësi mbi Bashkinë e qytetit: “Nga mbishkrimi mësojmë se mekanizmi i orës është prodhuar nga kompania e “Eduart Korfhage dhe bijtë”, në qytezën Buher-Han të Gjermanisë. Lartësia e përgjithshme e mekanizmit të orës është 1,46 m. Brenda kullës gjenden edhe dy këmbana. Nga vrojtimi ynë në vend, nuk konstatuam ndonjë mbishkrim, datë apo shenja të tjera”. Ky citim u muar nga autori Dritan Coku në librin e tij “Kullat e sahatit në Shqipëri, historia dhe arkitektura,” Tiranë, botuar nè vitin 2019 e ku më tej thuhet se: “Tregtarë durrësakë blenë një sahat të kohës në Gjermani, i cili u montua nga Ibrahim dhe Riza Kapedani (babë e bir) dhe se “Kulla e sahatit mbi godinën e bashkisë së Durrësit përfshihet në tipin e katërt dhe variantit të dytë të këtij tipi, jo vetëm nga koha kur është ndërtuar, por edhe si rast i veçantë.”
Fakti që edhe sot e kësaj dite orën e Bashkisë së Durrësit e riparojnë dhe e mirëmbajnë stërnipat e Riza Kapedanit a nuk është një mataforë e jetëgjatsisë së pemës së ullirit!
Ja dhe informacioni gazetaresk që jo vetëm Petraq Bubarit, shokut të ngushtë të Poliandër Meles, studjuesit sqimatar i pëlqeu, por dhe shumë pjesmarrësve u bëri përshtypje.
Eh, krahas mbjelljes tardicionale të dy ullinjve aty në qendër të Durrësit, krahas dhënies së titujve të nderit erdhi dhe “Koncerti i madh festiv” në regjinë e “Mjeshtrit të Madh” Haxhi Rama dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Alban Kamenica, Reshit Gjini, Luljeta Strefi, Raimonda Kamberi, Dhimitër Stefa, Ylli Çifti dhe me pjesëmarrjen speciale të Enver Qerimit me violinë dhe këngëtares së vogël Violeta Beshiri e cila performoi live në skenë. U falenderua me këtë rast fonia dhe vetë stafi i teatrit “Aleksandër Moisiu” si dhe sponsorizuesit që mundësuan realizimin e këtij aktivitet: DyrrahSped, Billa Albania, Rajfi Group, Edi Pack, dhe Stefani & co. Bashkë shihemi në aktivitete të tjera! U falenderua dhe mediatori dhe fotografi Griseld Hoxha.
Durrësi festoi ditën e ullirit. Para ca ditësh Durrësi festoi “Ditën e detit” dhe përpara ka festa të tjera për të “ekzekurtuar”.
Çfarë festash vallë!
Epo para se të festojë kjo shoqata “Durrësi autokton” 31 vjetorin e krijimit të saj ndoshta duhet të hulumtojë mbi letrat dhe dorëshkrimet e vjetra e të shohë se krahas amforave me vaj ulliri të kodrave të Durrësit niseshin në brigjet e Italisë së Jugut, në tokat fqinje të Maqedonisë e në Korfuz amfora të bukura me verë të kuqe.
Lexoni studimet e durrsakëve Fatos Tartari, Hava Hidri dhe më të riut studjues arkeolog durrsak Jani Koçillari ku shkruajnë për këto verëra të kuqe durrsake.
Të festosh në këto kushte të alias “Post Covid” është një guxim i shoqërisë durrsake. Eshtë një guxim i inxhiner Avdulla Deliallisi dhe inxhiner Hysen Myshketa dhe Isa Bylykbashit dhe gjithë antarëve të shoqatës “Durrësi autokton” që ndërmorën këtë inisiativë super qytetare dhe festuan!