Një aksident ndodhi pak më parë në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.
Një makinë “Golf 5” është përplasur nga mbrapa nga një tjetër automjet tip “Volkswagen Beetle” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit dhe një autoambulancë, të cilët po i ofrojnë shërbimin e parë të përfshirëve në aksident.