Gruaja e një prej njerëzve më të rrezikshëm në Meksikë ka rënë në prangat e policisë. Mediat e huaja shkruajnë se është arrestuar bashkëshortja e “El Mencho”, njeriut më të kërkuar në Meksikë dhe liderit të kartelit të drogës, Brezi i Ri i Jalisco.
Rosalinda Gonzalez dyshohet se merrej me financat e kartelit dhe u arrestua në Zapopan, të njëjtin qytet ku u burgos në vitin 2018. Ajo u lirua me anë të një garancie asokohe ndërsa priste gjyqin për pastrim parash.
Bashkëshorti i saj, Nemesio Oseguera, pseudonimi i të cilit është “El Mencho”, ndodhet në arrati prej vitesh. Kujtojmë se DEA amerikane ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e tij.
Karteli i drogës i drejtuar nga “El Mencho” është një nga më të fuqishmit në Meksikë.