Ditën e djeshme, dy deputetët, Ervin Salianji dhe Erion Braçe për pak sa nuk u përplasën fizikisht në Parlament.
Ata shkuan përballë njëri tjetrit dhe u desh ndërhyrja e gardës që sherri të parandalohej.

Mirëpo pas sherrit, dy deputetët kanë shkuar të qethen tek i njëjti berber. Fotot janë publikuar nga ky i fundit, i cili shton se tek ai nuk zihen ndonjëherë.
Berberi shkruan:
Këtu tek ne, nuk zihen kurrë. Parlamenti i ka fajet, ose ndoshta kanë ‘frikë’ nga gërshërët #DitaEPaqes
