Nëntorin e vitit 326, në Romë, u përurua Bazilika e Vjetër e Shën Pjetrit e ngritur në sheshin ku dikur ndodhej cirku i Neronit.
Bazilika e Shen Pjetrit fillimisht është ndërtuar nga Perandori Romak me origjine Ilire Konstandini I Madh. Punimet filluan në vitin 315 mbas Krishtit.
Emri “Bazilikë e vjetër”, filloi të përdorej për t’a dalluar atë nga bazilika e tanishme, ndërtimi i së cilës filloi (mbi të vjetrën) më 1506 dhe përfundoi më 18 nëntor 1626.
Bazilika e tanishme e Shën Pjetrit në Vatikan është kryevepër e arkitekturës së periudhës së Rilindjes italiane dhe mbetet një nga kishat më të mëdha në botë. Sipas traditës katolike, ajo është ngritur mbi varrin e Shën Pjetrit, një nga 12 apostujt e Jezusit – Shën Pjetri konsiderohet si Peshkopi i parë i Romës, ose Papa i parë i Kishës Katolike.
Tradita dhe disa prova historike thonë se varri i Shën Pjetrit ndodhet pikërisht nën altarin e Bazilikës. Për këtë arsye, shumë Papë janë varrosur në bazilikën e Shën Pjetrit që prej periudhës së hershme të krishterë.