Finalizohet operacioni policor i koduar “North Forex”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, ndersa ne pranga kane rene 8 persona.
Burime zyrtare bene me dijen se në kërkim jane shpallur 3 të tjerë, për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.
Sipas të dhënave, pas hekurave perfunduan shtetasit;
Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe, Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. W., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.
Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.