Policia e Fierit ka arrestuar një 58-vjeçar pasi në banesën e tij u sekuestruan municion luftarak dhe një kapele policie.
Blutë e Fierit njoftojnë se mbi 58-vjeçarin me inicialet A.V., rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Njoftimi i Policisë
Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.