Një adoleshent amerikan që qëlloi për vdekje dy burra gjatë protestave racore është liruar nga akuzat për vrasje pasi pretendoi se ishte në kushtet e vetëmbrojtjes. Kyle Rittenhouse 18 vjeç, vrau dy burra dhe plagosi një të tretë në rrugët e Kenosha, Wisconsin, më 25 gusht 2020. Gjatë gjykimit mbrojtja tha se ai kishte frikë për jetën e tij. Prokurorët argumentuan se ai po kërkonte telashe atë natë.
Rittenhouse qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum 36 dhe Anthony Huber 26 vjeç dhe më pas plagosi 27-vjeçarin Gaige Grosskreutz.
Ai u përball me pesë akuza, duke përfshirë vrasje me dashje, e cila dënohet me burgim të përjetshëm. Fati i tij u vendos nga një juri prej 12 personash e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra, të cilët kishin kaluar më shumë se tre ditë duke diskutuar.
Adoleshenti qëndroi me avokatin e tij për të dëgjuar vendimin, më pas filloi të dridhej me të qara dhe gati u rrëzua teksa dëgjoi fjalët “jo fajtor” të lexuara pesë herë.