I afërmi i 10-vjeçarit, Matias, i cili kishte nënën shqiptare dhe u vra nga babai i tij polak, u fut sot në spitalin ku është shtruar ky i fundit me qëllimin për ta vrarë e për të marrë hak për vogëlushin.
Ubaldo Marcelli, bashkëshorti i tezes së Matias u fut sot në spital me një thikë në dorë duke bërtitur: “Më thuaj ku është, do ta vras. Ai kriminel nuk e meriton të jetojë”.
“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras menjëherë”, u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.
Ai u neutralizua nga punonjës shëndetësorë në spital, ndërsa më pas u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje.
Marcelli ishte ai që kujdesej për Matiasin jo pak herë kur e ëma nuk ndodhej në shtëpi e pikërisht ditën e ngjarjes ai e kishte marrë nga shkolla dhe e kishte dërguar në shtëpi, pa ditur se nuk do ta shihte më kurrë atë.