Ish-kryedemokrati Berisha, në nismën e tij Foltorja, mbajti qëndrim të ashpër ndaj ambasadores amerikane. Berisha për Ambasadoren Kim: “Kurrë nuk do të shkelësh në zyrën time nëse nuk i kërkon falje demokratëve për fyerjen që ke bërë”. Gjithashtu akuzoi Bashën se i ankohej ambasadores se Berisha i kishte vendosur përgjues në zyrë.
Ish-kryeministri Sali Berisha në turin e tij të “foltores, ka komentuar qëndrimet e ambasadores amerikane, e cila u shpreh se “demokratët nuk duhet të hanë bar për një individ”, duke iu refuar Berishës, i cili u shpall non grata nga SHBA. Në takimin që mbajti me gratë e Lëvizjes Demokratike të Gruas. Duke iu referuar ndikimit të George Soros, Berisha atakoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. “Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non grata, (shën Gerge Soros), e në emër tuaj do i them atij që kjo forcë konservatore në pushtet një nga aktet e para që do të marrë është shpallja e tij non grata përgjithmonë. Dua t’i them një fjalë ambasadores, që më shumë se interesat e vendit të saj mbron ato të Geroge Soros. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryeministër apo kryetar partie do të jetë e hapur për ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa iu kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por jemi atë që kemi rrëzuar diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush 30 vite dhe garantoj që në zyrën time nuk do të shkelësh kurrë pa kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, tha Berisha. Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se forca të jashtme, kërkojnë që PD ta dërgojnë drejt greminës, por ai këtë nuk do e lejojë. Sipas tij, demokratët janë fyer së tepërmi nga deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër i Shqipërisë, apo kryetar i PD, nuk do e pranojë në zyrë nëse nuk i kërkon falje demokratëve.
Vokshi në krah Berishës me gratë e PD-së
Në takimin e mbajtur pasditen e djeshme me anëtare të Furumit të Gruas Demokratike ishte e pranishme kryetarja Albana Vokshi. Ajo ka qenë një nga zërat pro Berishës që në momentin e parë kur kreu aktual democrat Lulzim Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së Sali Berishën. “Mirënjohja ime është e pa kufijshme prej meje, sepse me përfaqësuesen tuaj të zgjedhur zonjën Vokshi ju ishit ato që mbështetët lëvizjen për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Mbështetët foltoren. Ato orë fillimi kanë qenë një garanci për mua, për një përpjekje të suksesshme, një revolucion paqësor, që vjen sot në këtë ditë si revolucioni më i rëndësishëm që ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Para 2 muajsh ishim në një greminë të vërtetë. Njeriu që premtoi se tani beteja fillon, kreu një akt epik pabesie. Kreu një akt të pa shembullt në historinë e pluralizmit shqiptar dhe i dha një shtytje, rrokullisjes së pa merituar të forcës sonë politike”-tha Berisha. Sipas tij, dy muaj më pare PD qindra mijëra votues shprehnin me vete apo direkt pendesën se përse votuan PD. “Falë mbështetjes, vendosmërisë krenare që i dhatë PD, këtij revolucioni paqësor. Ne sot po ngjitemi në nivelet e 25 prillit dhe kjo ngjitje është marshim të vërtetë. Janë ritmet më të shpejta të një force politike e kjo është një garanci e madhe që ne së shpejti do të përballemi me këtë qeveri e cila qëndron në themele të votës së grabitur të shqiptarëve. Të votës së grabitur të sistemit të patronazhistëve. Këto ishim zgjedhjet, por pushteti i Edi Ramës qëndron mbi drogën. Ky pushtet është narko-shtet. Në këtë pushtet, nuk ka vend për liritë. Ata hipokritë që flasin për Reformë të Drejtësisë ju mashtrojnë ju. Ajo ishte pseudo reforma më e turpshme në historinë e një vendi. A u ndërtua Gjykata e re Kushtetuese? U ndërtua. Çfarë ndodh me vendimet e saj? Bajlozët e krimit e të drogës në pushtet i shkelmojnë ato sikur nuk janë. Ne shpëtuam opozitën dhe për këtë duhet të ndihen krenarë të gjithë demokratët”-theksoi Berisha, duke atakuar edhe reformën në drejtësi.
Berisha: Basha i ankohej amabasadores; me ka vënë Berisha përgjues
Ish-kreu democrat ka zbrazur mllefin ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se i kishin ardhur informata se gjatë takimeve me ambasdoren shprehej se po përgjohej nga Berisha. “Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha. Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?”-u shpreh ish-lideri i PD-së Sami Berisha. Gjithashtu ai komentoi se Soros dhe Rama donin të shkatërronin PD-në. “Plani i fundit i Geroge Soros është shkatërrimi i PD dhe konservatorizmit shqiptar. Por ata u ndeshën me një qëndrim të madh, e para ishit ju dhe e dyta Sali Berisha të cilit ju i besoni. Edi Rama dhe Geroge Soros e kishte të qartë që unë nuk do e pranoja kurrë një aleancë me PS, e këtë ia bëra të qartë në mënyrë të kristaltë gjatë fushatës elektorale. Atëherë menduan që të më ndëshkonin, pa asnjë fakt bazë dhe dokument. Çfarë kisha unë me Geroge Soros? Ai është një monstër, një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekt i reformës. Ai është arkitekt i monizmit të shoqërisë civile në Shqipëri. Ai është projektues apo rigjallërues i projekteve të Millosheviçit në ndarjen e kufijve të Kosovës”-theksoi Berisha.