Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, urdhri ka marrë “OK” edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Hatija është dënuar nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.
Çështja e ekstradimit ka qenë mjaft e koklavitur për Hatijan pasi, ai është arrestuar disa herë dhe dënuar me 10 vite burg në Shqipëri po për drogë. Për avokatët e tij, Hatija e ka kryer dënimin këtu në vend dhe se nuk ka pse të ekstradohet në Itali për të kryer sërish një dënim që tashmë e ka bërë.
Megjithatë tashmë për të është vendosur ekstradimi përfundimtar drejt Italisë.