Është pushuar çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta kishte bërë një padi.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme ku u shqyrtua kërkesa e SPAK, e cila kërkoi që të pushohej çështja ndaj Dvoranit.
Përveç ish-kreut të KED, i pranishëm në seancë ishte dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.