Në 25 nëntor të vitit 1945, lindi në Tiranë Ibrahim Madhi, një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe artit të interpretimit Shqiptar. I njohur për formimin dhe muzikalitetin e tij madhështor, muzikanti i shquar, ka dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës kombtare të interpretimit muzikor. Për meritat dhe kontributin e tij të veçantë, ai gëzoi titullin më të lartë të artit në Shqipëri: “Artist i Popullit”.
Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenurit një solist brilant, por në të njëjtën kohë edhe një drejtues i përkryer i grupeve të muzikës së dhomës dhe orkestrsës së harqeve. Brohoritja për shkollën Shqiptare të interpretimit violinistik, nuk mund të kuptohet pa emrin e Ibrahim Madhit si një ndër figurat qëndrore të kësaj shkolle. Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, më parë si mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, në 1965, prane I.L.Arteve. Për më shumë se 40-vjet karrierë pedagogjike, ai ka pregatitur breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur.