Për herë të parë në historinë e kinematografisë, prodhohet filmi me ngjyra. “The Toll of the Sea”, është një film dramatik pa zë i vitit 1922 i drejtuar nga Chester M. Franklin, dhe i prodhuar nga Korporata Technicolor Motion Picture, lëshuar nga Metro Pictures, dhe paraqet Anna May Wong në rolin e saj të parë drejtues.
Të gjitha skenat e The Toll of the Sea janë xhiruar nën “dritën natyrale” dhe jashtë, me një skenë “të brendshme” të xhiruar në rrezet e diellit nën një çarçaf.
Filmi ishte me skenar të Frances Marion dhe regji të Chester M. Franklin, ku spikatën në rolet kryesore të luajtura nga Wong dhe Kenneth Harlan.
Filmi u shfaq premierë më 26 nëntor 1922 në Teatrin Rialto në qytetin e Nju Jorkut dhe doli në publikim të përgjithshëm më 22 janar 1923.
Në kastin e aktorëve interpretonin: Anna May Wong në rolin e Lotus Flower, Kenneth Harlan në rolin e Allen Carver, Beatrice Bentley në rolin e Barbara ‘Elsie’ Carver, Priscilla Moran si Little Allen si dhe Etta Lee dhe Ming Young.
Pasi besohej se kishte humbur, filmi u restaurua nga Arkivi i Filmit dhe Televizionit të UCLA, nën mbikëqyrjen e Robert Gitt dhe Peter Comandini, nga negativi origjinal i kamerës me film nitrat 35 mm, në 1985.
Versioni i restauruar është i disponueshëm si një nga titujt e përfshirë në Thesaret nga Arkivi i Filmit Amerikan.