Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 24-vjeçarin Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Flamur Beqirit në Londër.
Hemissi shihet i veshur si pastrues rruge, me syze dielli dhe rroba pune ndërsa mbante një kosh mbeturinash dhe një qese koshi të zezë.
Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e tij në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundesh në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës. Atë mëngjes një person i doli para dhe e qëlloi për vdekje, me katër plumba në trup dhe një në kokë.
https://streamable.com/q4juzy
Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar si shkak i një grindjeje të ashpër mes bandave rivale kriminale suedeze.
Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës.