32-vjeçarja shqiptare Marjola Rapaj ka folur për herë të parë për mediat dy javë pasi ish-partneri polak vrau djalin e vogël 10-vjeç si shenjë hakmarrje kundër saj, pasi e kishte denoncuar për dhunë në familje. E tronditur, shqiptarja ndodhet në shtëpinë e motrës së saj. Ajo shprehet se dhimbja që po përjeton është shkatërruese.
“Unë, në këtë moment kam dhimbje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj se çfarë ndjej. Dhimbja është shkatërruese. Unë kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi.
Nuk mund të mendoj se çfarë ka ndodhur atë ditë të tmerrshme atje. Faleminderit shumë për dashurinë dhe solidaritetin që më keni treguar”, tha më tej Marjola Rapaj për mesazhet e shumta jo vetëm të qytetarëve, por edhe autoriteteve lokale italiane.