Eric Zemmour njoftoi të martën në rrjetet sociale se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze në prill.
Në një video 10 minutëshe të publikuar në mediat sociale, eksperti televiziv i ekstremit të djathtë tha se ai mori vendimin për të kandiduar sepse “asnjë politikan tjetër nuk ka guximin ta shpëtojë vendin nga fati tragjik që e pret”.
“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet presidenciale që fëmijët dhe nipërit tanë të mos vuajnë barbarinë, që vajzat tona të mos jenë të mbuluara… që të trashëgojnë një Francë siç e njihnin paraardhësit tanë,” ai tha duke lexuar një deklaratë nga zyra e tij.
Një linja e ashpër kundër imigracionit, Zemmour i prishi parashikimet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, kur filloi turneun në Francë duke promovuar një libër në shtator, duke lënë të kuptohet se donte të kandidonte për presidencën.
Sulmet e tij të ashpra ndaj pushtetit politik dhe propozimet e diskutueshme për imigracionin dhe identitetin francez kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe kanë dominuar debatet përpara votimit.
Zemmour, 63 vjeç, është kandidati më i fortë anti-islam dhe anti-migrant nga sfiduesit që kërkojnë të rrëzojnë presidentin Emmanuel Macron në votimin e prillit 2022.