Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga programi kombëtar i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit. Rama shprehet se pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm sepse është mënyra më e mirë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia.
“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit.
Pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta” , shkruan Rama.