Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës pasi Ferdinand Xhaferaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.
Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës.
