Agim Drishti, djali i aktorit dhe gazetarit Ismet Drishti, është prangosur nga policia pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj uniformave blu pasi më parë nuk i është bindur urdhrit të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre”, ka njoftuar policia.
Raportohet se nesër 28-vjeçari Drishti del para togave të zeza për të mësuar masën e arrestit.