Një vajzë është gjendur në një situatë tejet të në autobusin e Tiranës së Re, pasi një person ka kryer veprime të turpshme pranë saj.
Ajo ka rrëfyer se ka hipur në autobus pasi ka lënë punën, por papritur personi në foton e mëposhtme i ka shkuar dhe i është ulur përballë dhe i ka nxjerrë organin gjenital.
Vajza shton se është ngritur menjëherë dhe është larguar nga vendi ku ishte ulur, ndërkohë që aty pranë nuk kishte njerëz të tjerë.
“Si jeni, ke frik te hipesh ne autobus. Kisha shum deshir qe ky tipi te behej publik. Autobusi tiranes re tek treni rreth ores 6 sot, fiks tek kryqezimi, mbarova punen e hipa autobus. Jam tmerru kur pash kete njeri te semure manjak, kam nderruar vend direkt dhe kisha shum deshir ta nxirrja ta shikonin te gjithe fytyren. Erdhi u ul perball, nuk kishte asnje njeri aty pas. Dhe beri veprimin, te lutem postojeni qe ta shikojne te gjithe ne menyre qe te kene pak frik nga veprimet qe bejne. Jeni te vetmit ku mund te drejtohemi. Edhe kur me mbije prap rruga te hip ne autobuz jua drg.”, shkruan ajo për Joq.
