Disa familje janë evakuuar në fshatin Ferras të Fierit për shkak të përmbytjes së banesave nga dalja e lumit Vjosë.
Ky është operacioni i shpëtimit të një familjeje në Ferras, ku shihet se si efektivët e policisë së Fierit që ndodhen në terren kanë ndërhyrë në një banesë për të marrë një grua të moshuar që paraqiste edhe probleme shëndetësore.