Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar shembjen e ndërtësës në Ravanusa (Agrigento) mbrëmjen e së shtunës, ku 8 persona rezultojnë të zhdukur, duke përfshirë tre fëmijë dhe një çift të ri, gruaja shtatzënë.
Kjo tragjedi ka shkaktuar të paktën një viktimë deri tani.
Një burrë është gjetur i vdekur, ndërsa dy gra janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat.
Një rrjedhje e madhe gazit të metanit në rrjet, ka shkaktuar një shpërthim nga i cili janë shembur tre shtëpi dhe janë dëmtuar tre të tjera.
Nërkohë, 8 persona janë ende të zhdukur, duke përfshirë një grua të re shtatzanë që do të lindte të mërkurën.